Dita e Sigurisë në Punë e gjen Kosovën me më shumë raste vdekjesh në vendin e punës

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ndërsa Kosova po përballet me një rritje të rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në punë, Naim Bajraktari, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova,  thotë se “viti 2024 nuk ka qenë i mirë, ndërsa edhe ky fillim i vitit 2025 fatkeqësisht po shënon ngritje të aksidenteve dhe fatkeqësive në punë”.

Ai fajëson mungesën e kujdesit të shtetit, duke theksuar se siguria në punë është zinxhir mes shtetit, punëdhënësve dhe punëtorëve, ndërsa vetëdijesimi mbetet ende i ulët.