Dita e Pashkëve – Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in

Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Tashmë Big Brother ka mbaruar dhe reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

E një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi, i cili e ka përkrahur këngëtarin pejan në këtë rrugëtim.

Në një postim të ri, artisti shqiptar ka uruar Pashkët, derisa bën thirrje që në këtë ditë Gjesti të pajtohet me Joz Markun – marrë parasysh konfliktet që patën me njëri-tjetrin.

Për më shumë, ndiqni të plotë postimin e Lajçit (pa ndërhyrje):

“Me shkas

Me shnet Pashket vllazën të krishtenë. U gëzofshit për jetë e mot!

Tani

Gëzuar edhe ty Jozef Marku, dhe në ketë ditë të shejt, kërkoj falje me rastin e ngutisë sime, për zemratën që pate me Besartin!

Dhe

Ti Gjesti, bahu burr (edhe pse je i ri e burrnia asht ende larg teje), por uroja Pashkët vëllaut tand Jozit, dhe shtria dorën dhe falja kabahatin, tani kur e more çmimin që aq shumë e doje!
Urime djalosh, çdo send u kry”.