Dita e Lirisë së Shtypit, avokati: Liria e medias dhe pluralizmi medial janë vlera të shoqërisë sonë

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se për liri të mediave duhet mund, angazhim e ndonjëherë edhe sakrificë!

Në Ditën e Lirisë së Shtypit, ai ka thënë se gazetarët janë gardianë të mbrojtjes së interesit publik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka shkruar se liria e medias dhe pluralizmi medial janë vlera të shoqërisë sonë

“Për liri duhet mund, angazhim e ndonjëherë edhe sakrificë! Liria është e shenjtë, liria është vlerë, e në këtë drejtim edhe liria e medias dhe pluralizmi medial janë vlera të shoqërisë sonë e të cilat si të tilla duhet ruajtur dhe promovuar. Juve gardianë të mbrojtjes së interesit publik, Zoti ju dhashtë shëndet, vazhdofshi së daluri faqebardhë përballë sfidave. Përgjegjësit për sigurinë dhe punën tuaj, paçin 99 arsye më shumë për reflektim e marrshin mësim. Gazetare dhe gazetarë, kameramanë dhe zyrtarë të medias, Urime Dita e lirisë së medias!”, ka shkruar Bajraktari.