Me rastin e përmbylljes së stërvitjes shumëkombëshe “Defender 2025”, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka vizituar sot rajonin stërvitor të Bizës.
Sipas AbcNews.al, Vengu dhe drejtuesit e tjerë të lartë të FA-së ndoqën nga afër demonstrimet taktike dhe angazhimin e trupave të përqendruara në terren, në kuadër të fazës përmbyllëse të stërvitjes.
Vengu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për të gjithë pjesëmarrësit, duke vlerësuar lart përkushtimin, profesionalizmin dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të treguar gjatë të gjitha fazave të stërvitjes.
The post Dita e fundit e “Defender 25”, Vengu viziton stërvitjet në Bizë appeared first on Kosovapost.net.