Dita e dytë e vizitës në Kosovë, vëllezërit e vizitojnë Hashim Thaçin në zyrat e EULEX-it

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë prej që është në paraburgim në Haga nga viti 2020, natën e kaluar ka qëndruar në Kosovë.

Pas qëndrimi të djeshëm në vendlindjen e tij në Burojë të Skenderajt, ku ka bërë homazhe të varri i babait të tij, ai natën e ka kaluar në zyrat e EULEX-it në Kosovë.

Në këto zyra sot ai është vizituar nga tre vëllezërit e tij.

Gazeta Nacionale ka siguruar pamje kur Gani, Blerim dhe Idriz Thaçi janë futur në zyrat e EULEX-it për të parë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas këtij takimi, ish-presidenti Hashim Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia lejoi ardhjen në Kosovë.

Dje, fillimisht ai ka bërë homazhe te varri i babait, duke vendosi kurora lulesh.

Më pas, ai është lejuar të shkoi në shtëpinë e tij, ku ka qëndruar me familjen e tij të ngushtë për disa orë.

Në ditën e parë të vizitës se tij, jehonë të madhe ka bërë mesazhi që Thaçi kishte shkruar në kurorën që ka vendosur te varri i babait të tij.

“Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishte shkruar në kurorë.

Fotografia e kurorës është shpërndarë nga qytetarë të shumtë e zyrtarë të të lartë të PDK-së.

Vizita e Thaçit të varri i babait të tij është shoqëruar me masa të rrepta të sigurisë.

Njësia speciale e policisë se EULEX-it, të maskuar e me armë të gjata i kanë qëndruar pranë vazhdimisht.

Kjo ka nxitur reagime të shumta.

Madje, ish-eprori i UÇK-së, UK Lushi, ka thënë se këto masa tregojnë se ish-presidenti po torturohet nga Gjykata Speciale në emër të Kosovës.

Për këtë, ai ka kërkuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Le ta dijë çdo njeri në botë që ky njeri është duke u torturuar në emër të Kosovës. Le ta dijë çdo shtetas i Kosovës që nuk reagon: prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe çdo torturuesi tjetër nga Kuvendi, PDK dhe fëmija më i vogël në Kosovë, që Gjykata Speciale po e torturon njeriun tonë sepse ju po heshtni ndërsa torturat ndaj njerëzve tanë po bëhen në emrin e popullit të Kosovës. Si e keni ndërgjegjen dhe a do t’ju merr gjumi ndërsa heshtni miliona shtetas të Kosovës?”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.