Distria Krasniqi ka humbur në finalen e madhe të Grand Prix Paris.
Megjithatë, edhe medalja e argjendtë është një e arritur e madhe për xhudisten kosovare.
Krasniqi në finale u mposht nga japonezja, AMi Kondo, pas një pakujdesie të vogël por që i kushtoi shumë.
Turneun ajo e filloi me fitoret ndaj portugezez, Joana Diogo, brazilianes Gabriela Chibana dhe në gjysmëfinale mposhti francezen Melanie Clement.
Me këtë triumf xhudistja kosovare ka fituar 700 pikë olimpike.