Distria Krasniqi e ka humbur mundësinë për të luftuar për titullin e kampiones së botës në xhudo, pasi u mposht në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në Japoni nga numri një i botës, Funa Tonaki.
Krasniqi, megjithatë, do të luftojë për medaljen e bronztë në kategorinë deri 48 kilogramë.
Kundërshtarja e xhudistes kosovare në luftën për të bronztën do të jetë spanjollja Laura Martinez Abelenda.