Distria Krasniqi po vijon me paraqitjet e mrekullueshme në Paris Grand Slam 2024, ku tani ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi në kategorinë e saj deri në 52 kilogram, për të sigurar finalen apo të paktën një medalje për Kosovën.
Krasniqi në këtë Grand Slam udhëtimin e filloi nga raundi i dytë, pasi të parin e kaloi pa ndeshje.
Fillimisht e mposhti me Ippon francezen, Leonie Gonzalez, për të kaluar në raundin e tretë, ku pati punë me koreanen, Seyun Jang, të cilën e kalo me dy Waza-ari.
Në çerekfinale u përball me Khorloodoi Bishrelt, kjo e fundit mori tre penallti për t’u ndëshkuar me të kuq, me çka ia mundësoi Distrisë kalimin në gjysmëfinale.
Një nga përballjet më të vështira për kosovaren ishte lufta me japonezen Kisumi Omori, të cilën e mposhti vetëm në Golden Score, me një Waza-ari fantastik.
Distria tashmë ka siguruar finalen në Paris Grand Slam 2024, ku do të përballet me fituesen nga lufta mes Ariane Toro Soler – Chelsie Giles, për medalje të artë, por ajo çka dihet është se kosovarja tashmë ka siguruar të paktën një medalje për Kosovën nga Franca.