Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar për suksesin e madh të Distria Krasniqit duke siguruar medaljen e Artë në Grand Slamin e Parisit.
Hamza ka thënë se e shtuna është mbrëmje krenarie për Kosovën.
“Distria Krasniqi ngjitet sërish në majë të podiumit në Grand Slamin e Parisit. Ky sukses i saj na tregon se çdo ëndërr bëhet realitet me guxim, punë dhe vendosmëri”, ka thënë Hamza.
“Urime, faleminderit dhe vazhdoni të shkëlqeni! Krenarë me kampionet tona”, ka thënë ai.










