Distancën e shkurtër nga Qeveria në Kuvend, Kurti e kalon me 5 truproje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot është parë i rrethuar me shumë truproje.

Derisa ka shkuar nga Qeveria në Kuvend për takim me kryetarin e PDK-së, Kurti është përcjell me 5 truproje.

Kjo nuk është hera e parë që Kurti përcillet me një numër të madh të truprojave.

Deri me tani Zyra e Kryeministri apo institucionet tjera të sigurisë nuk kanë treguar pse është rritur siguria e Kurtit./Nacionale