Disa studentë ia kthejnë mesazhin Kurtit: Paret i morën, por votën nuk mund të na blesh

Veprimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të iu dërguar mesazh studentëve duke ua përmendur 100 eurot që u janë ndarë nga Qeveria ka nxitur reagime të ndryshme.

Një veprim i tillë, tri ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, është parë si përpjekje për të blerë votën e studenteve.

Pas pranimit të mesazhe të tilla, disa student ia kanë “kthyer” mesazhin liderit të VV-së.

Në disa mesazhe që janë publikuar në rrjete sociale, studentë ia kanë bërë të qartë Kurtit se nuk do ta votojnë.

“Faleminderit ish-kryeministër, unë paret i taksapaguesve tanë i mora, por votën nuk mundesh me ma be”, thuhet në njërin prej mesazheve të publikuar.