Disa pacientëve të QKUK-së iu pamundësohet votimi, Hajdari: Padrejtësi e madhe (VIDEO)

Të drejtën e votës, po e shfrytëzojnë edhe disa nga pacientët e QKUK-së të cilëve iu është aprovuar kërkesa e tyre nga ana e KQZ-së.

Ekipet mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Por, ka edhe pacientë të cilëve iu pamundësua votimi, sepse ata nuk e gjetën emrin e tyre në listë.

Kështu raporton gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Ajo e intervistoi njërin nga pacientët, Abedin Hajdarin, i cili tha se kjo është një padrejtësi e madhe.

“Se e qet votën time dikush aty. Kam pasur dëshirë ose ta qes votën vet, ose ta bëj iks, kërkush mos me pasë mundësi me votu aty”, u shpreh ai.

The post Disa pacientëve të QKUK-së iu pamundësohet votimi, Hajdari: Padrejtësi e madhe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.