Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, u gjet pa shenja jete sot (e diel) në një banesë në Prishtinë.
Policia konfirmoi rastin për Telegrafin, ndonëse vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.
Për ata që nuk e dinë, Mentori ishte po ashtu reper dhe ka qenë i njohur me nofkën ‘Tee’, si pjesë e grupit TBA.
Unikkatili me të vëllanë kanë bashkë edhe disa hite, që mbeten akoma të pavdekshme për fansat e tyre dhe publikun.
Disa nga këngët e tyre janë:
“Fjalët e pavdekshme”
“I Smut”
“Sun Um Prek”
“Jeta s’osht film”
“Na thej”
Vdekja e tij u konfirmua edhe nga anëtari i TBA-së, Kobra, me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.
Ndërkohë, më poshtë ua sjellim edhe deklaratën e plotë të Policisë:
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”.