“Disa lumenj e përrenj kanë dalë nga shtretërit”-IHMK paralajmëron vërshime të tjera pas reshjeve të pandërprera të shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit janë shkaktuar vërshime lokale.

Zonat më të prekura janë pjesa perëndimore e Kosovës, përfshirë Gjakovën, Junikun, Deçanin, Malishevën, Rahovecin dhe Klinën, si dhe disa zona të pjesës qendrore të vendit.

Si rezultat i reshjeve intensive, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.

Instituti paralajmëron se reshjet e shiut, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Postimi i plotë:

Prishtinë
06/01/2026
INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
NJOFTIM
Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale. Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.
Këto reshje, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, duke mundësuar paraqitjen e vërshimeve lokale, probleme në komunikacion, në sistemet e kanalizimit, si dhe vështirësi në trafik.
Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën qendrore, lindore dhe jugore (Ibri, Sitnica, Lepenci, Morava e Binçës, etj.), paraqesin ngritje të lehta të nivelit të ujit.

Reshjet e dendura dhe të vazhdueshme të shiut shkaktojnë vërshime në disa komuna të Kosovës