90 kadetë të rinj kurorëzuan me sukses rrugëtimin akademik në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në një ceremoni të veçantë në garnizonin “Skënderbej”, pjesë e diplomimit të klasës 2025 ishin edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do ta vazhdojnë shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Të gjithë njëzëri dhanë betimin për misionin të cilin e kanë nisur. Shërbimi ndaj atdheut me nder. Në emër të studentëve nga Kosova foli kadeti Arlind Sahiti, duke vënë në pah se është përgjegjësi e nder i madh t`i shërbesh atdheut dhe popullit.
“Sot qëndrojë para jush me një emocion dhe ndjenjë të thellë mirënjohje. Si bir i Kosovës për mua ka qenë nder i madh dhe përgjegjësi e shenjtë të jem pjesë e Akademisë së FASH. Institucionit që përvec dije dhe përgatitjes ushtarake na brymosi me ndjesinë e përkatësisë, të vllazërisë dhe të një kombi që rreh me një zemër”, ka thënë Sahiti.
Komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyl Nuredinaj, deklaroi se kjo ditë është një moment krenarie kombëtare, duke theksuar se diplomimi i kadetëve nga Kosova është një shembull i shkëlqyer që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Ky është një moment i veçantë për vetë studentët dhe kadetë që kurëzojnë një rrugëtim të vështirë por fisnik”, ka thënë Nuredinaj.
Edhe për ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ky moment u cilësua si ndjenjë krenarie e përgjegjësie institucionale.
“Kjo nuk është thjeshtë një ditë gëzimi por një dëshim se rruga e duhur sa do e vështirë mbetet rruga mbetet rruga që formon njerëz të vërtetë rruga që nuk të premton komoditet dhe të ofron dinjitet. Sot më shumë se kurrë kuptojmë se FASH nuk janë një dekor ceremonial i Republikës, ato janë kocka muskul, dhe ndergjegjja e saj, sepse fati i një kombi është i lidhur me fatin e atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të”, ka thënë Vengu.
Në këtë ceremoni të rëndësishme, i pranishëm ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Me mbështetje të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes dhe gjeneralit Arben Kingji, ministri Maqdonci vuri në pah se është katërfishuar numri i kadetëve që do t’i ndjekin studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Fotografitë e të sapodiplomuarve të gjeneratës 2025 do të jenë qëndrojnë në muret e Akademisë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dëshmi e përkushtimit dhe zotimit në shërbim të atdheut./rtk
The post Diplomojnë 5 kadetë nga Kosova në FASH appeared first on Kosovapost.net.