Diona Fona ka zgjedhur që ditët e nxehta të majit t’i kalojë pranë detit, dhe fansat e saj nuk kanë mbetur pa u surprizuar.
Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar disa fotografi mahnitëse nga plazhi, ku shfaqet duke pozuar me shumë vetëbesim në rërën e artë, ndërsa vesh një bikini ngjyrë e verdhë e ndezur që thekson format e saj elegante.
Me flokët e lëshuar valë-valë, një lule rozë në flokë dhe syzet me stil modern, Diona ka sjellë një atmosferë tropikale që të çon menjëherë me mendje te pushimet verore.


Pamja e saj natyrale përpara ujërave të kristalta i ka dhënë ndjekësve një ndjesi relaksi, por edhe një “nxehtësi” ndryshe në rrjete sociale.
Fotografitë janë pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë në pak kohë, teksa fansat nuk kursejnë komplimentet për linjat trupore dhe sharmin që Diona përcjell.
Pa asnjë dyshim, ajo është një nga artistet që di të tërheqë vëmendjen, jo vetëm me muzikën, por edhe me stilin e saj gjithnjë të kuruar.

