Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, mund të bëjë një rikthim surprizë si trajner me një tjetër ekip kombëtar, me mediat polake që raportojnë se 54-vjeçari ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Federaten Polake të Futbollit.
Southgate ka qenë pa kontratë që nga korriku i vitit të kaluar, kur u largua nga Anglia pas një periudhe të gjatë në krye të Tre Luanëve. Ai ishte gjithashtu i lidhur me Manchester United përpara se klubi të vendoste për Ruben Amorim, por anglezi më pas njoftoi se do të merrte një pushim nga futbolli.
Interesante është se vetë Southgate mori iniciativën drejt federatës polake pasi pozicioni mbeti bosh për shkak të largimit të Michal Probierzej.
Ish-trajneri u nda nga ekipi pas tensioneve me yllin e madh të ekipit, Robert Lewandowski.
/GazetaBlic Sport
The post Southgate mund të bëhet trajner i kombëtares së njohur appeared first on GazetaBlic.