“Njeriu nuk ka çmim, por dinjitet”.
Kështu do të shkruante para më shumë se 2 shekujve, Immanuel Kant, një nga filozofët më të mëdhenj që njeh bota moderne.
Sigurisht se këtë përkufizim do ta ketë lexuar edhe studiuesi i filozofisë, Glauk Konjufca, aktualisht deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe që mandatin e kaluar shërbeu si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Por, pavarësisht mësimeve që ka mundur t’i marrë nga leximi i librave filozofikë, Konjufca nuk ka arritur asnjëherë të tregojë vlerën e madhe që bartë “Dinjiteti” se njeriu nuk mund të trajtohet si mjet për qëllimet e të tjerëve.
“Ke qenë kryeministri më i mirë. Populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021”, tha të martën në mesditë, Glauk Konjufca, autori i librit filozofik “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”.
Ai po jepte lajmin para anëtarëve të partisë së tij, Vetëvendosje, se kishte pranuar “lojën” e Albin Kurtit që të pranojë propozimin për t’u bërë mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës me një mandat jetëshkurtër, vetëm 3-4 mujor.
Menjëherë në pranverën e vitit të ardhshëm, Konjufca do të ishte i gatshëm të zbatonte “lojën” e Kurtit për ta lënë Qeverinë dhe për t’i hapur rrugë një procesi të ri zgjedhor që do ta rikthehente atë në postin e kryeminsitrimit.
Që Konjufca është vetëm një kukull politike në duart e Kurtit, e pranoi dhe vetë kryeministri në ikje, kur paralajmëroi se do të kemi zgjedhje në pranverë.
“Le të votohet buxheti i shtetit e to komunale e le të bëhet fondit të BE-së e pastaj shkojmë në zgjedhje. Pop ia japim mundësinë opozitës që t’ia kursejë vendit dy palë zgjedhje sepse mjafton në prill kur është edhe çështja e presidentes”, tha Kurti në prezencë të Konjufcës dhe para anëtarëve tjerë të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.
Pavarësisht parashkrimit të fatit politik të Konjufcës si kryeministër, në një afat 3-mujor, Konjufcës, me dinjitet të cënuar, nuk iu kujtuan mësimet nga Kanti. / Demokracia.com /











