Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, ka dhënë dritën jeshile për ndjekjen e Jamie Gittens nga Dortmundi, raporton Sky Germany.
Max Eberl, ende e ka Gittens lart në listën e tij, siç ka qenë që nga dhjetori.
Bavarezët do të vazhdojnë të bëjnë presion për Gittens, me shpresën se mund ta nënshkruajnë atë para se të mbyllet afati kalimtar i verës.
Chelsea mbetet e interesuar për Gittens, pasi ka arritur një marrëveshje me lojtarin për një kontratë shtatëvjeçare. Por me Bayernin që është vendosur fort në garë, saga mbetet e ndërlikuar.
/GazetaBlic Sport
The post Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, jep dritën jeshile për transferimin e Gittens appeared first on GazetaBlic.