Dimarco nuk fshihet: Interi duhet të luftojë për t’i fituar të gjitha kompeticionet

Federico Dimarco foli pas fitores 2-1 në miqësoren ndaj Monaco: “Nuk u demoralizuam pas daljes me karton të kuq të Calhanoglu, mendoj se ishte një ndeshje e mirë dhe me raste për të dyja ekipet.

Po punojmë fort, po argëtohemi dhe kjo është e rëndësishme. Interi duhet të luftojë për t’i fituar të gjitha kompeticionet çdo vit. Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe jam i sigurt që do të na ndihmojnë shumë”.

Ky ishte komenti i trajnerit Cristian Chivu pas ndeshjes, për kanalet zyrtare të klubit: “E marr me vete karakterin dhe dëshirën për ta përmbysur ndeshjen, pavarësisht vështirësisë së të luajturit me një lojtar më pak. Mbetet një ndeshje gushti, përgatitore, me këmbët që nuk lëvizin siç duhet, por ishte një test i mirë. Tani duhet të shtojmë minutat, sepse kanë mbetur 17 ditë deri në fillimin e kampionatit”.

Më tej për ndeshjen: “Është e vështirë të bësh një analizë, edhe sepse fizikisht nuk jemi në formën më të mirë, por kemi bërë metra dhe volum loje. Na mungojnë shkëlqimi dhe qartësia para portës. Rezultati nuk më intereson shumë, nuk dua të fitoj kupën e gushtit, por më intereson që skuadra të fitojë besim dhe t’i mbushë këmbët me energji”.

Për rritjen e grupit: “Ky është një grup lojtarësh të fortë, pres gjithmonë që të bëjnë më mirë në çdo aspekt, si individualisht, ashtu edhe kolektivisht. Mundohem t’ua shpjegoj këtë lojtarëve çdo ditë”.

The post Dimarco nuk fshihet: Interi duhet të luftojë për t’i fituar të gjitha kompeticionet appeared first on Telesport.