Dimarco: Në Champions kemi arritur maksimumin në 4 ndeshjet e para, të ruajmë këtë ritëm

Me 4 fitore në po kaq ndeshje të luajtura në Champions League këtë sezon, ekipi i Inter është në krye të renditjes dhe shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër.

Skuadra zikaltër fitoi me vështirësi 2-1 ndaj Kairat Almaty në “San Siro” në përballjen e fundit. Duke folur për këtë sfidë, Federico Dimarco tha: “E dinim që duhej të fitonim katër ndeshjet e para

Tani na presin ndeshje më të vështira, por i dimë edhe kurthet e këtij turneu. Inter duhet të luftojë në të gjitha frontet, ndaj duhet të jemi gati”, u shpreh më tej mesfushori i Inter.

Është e vështirë të mendosh për të ardhmen tani dhe mendoj se është më mirë të përqendrohesh në të tashmen. Na duhet të ruajmë këtë ritëm”, tha Dimarco.

The post Dimarco: Në Champions kemi arritur maksimumin në 4 ndeshjet e para, të ruajmë këtë ritëm appeared first on Telesport.