Dimarco: Ishte e rëndësishme të mos humbnim ndaj Napolit

Federico Dimarco komentoi barazimin e “San Siros” kundër Napolit, duke theksuar rëndësinë e rezultatit: “Barazimi ndryshon pak në renditje? Nuk mendoj, sepse në rast humbjeje do ta kishim Napolin një pikë pas nesh. Ishte thelbësore të mos humbnim. Sigurisht, fitorja do të kishte qenë më mirë, por këtë pikë e mbajmë fort”.

Mbrojtësi i Interit foli edhe për golin e tij: “Të shënosh është gjithmonë kënaqësi, do të ishte bukur ta bëja çdo herë. Nuk ishte një pozicion i thjeshtë dhe jam i kënaqur me golin, edhe sepse përballë kisha një portier që e mbulon shumë mirë portën”.

The post Dimarco: Ishte e rëndësishme të mos humbnim ndaj Napolit appeared first on Telesport.