Dimali i VV’së s’habit askënd, gaboi ku e ngriti Skënderbeu flamurin

Dimal Basha, deri vonë krye parlamentar i Kosovës, i famshëm për shkrimet kundër UÇK-së bëri një gafë nuk habit shumë kë, gaboi në fakte historike rreth heroit shqiptar Gjergj Kastrioti.

Ai pas homazheve në një deklarim para mediave tha se Gjergj Kastrioti e ka ngritur flamurin në Lezhë në vitin 1443, informatë kjo e gabuar pasi në atë vit, ai e kishte ngritur flamurin në Krujë.“Sot pra festojmë Ditën e Flamurit, ditë jashtëzakonisht e shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm festojmë gjithashtu ditën e shenjtë, kur kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë, në vitin 1443. Sot festojmë Ditën e Pavarësisë dhe ngritjen e dy krenares në Vlorë, sot gjithashtu i festojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga heroi ynë, Mujë Krasniqi, gjeneralët Daut Haradinaj dhe gjenerali dhe kolegu ynë, Rexhep Selimi. Dhe sot gjithashtu festojmë ditëlindjen e Adem Jasharit, komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ditë festash për shqiptarët kudo që ndodhën, është një ditë e shenjtë për neve dhe prandaj qytetarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një ndër vendet më të shenjta që ka trevat shqiptare. Qofshim të bashkuar gjithmonë”, deklaroi Basha.

Basha nuk është i vetmi nga VV që gjatë ditës bëri gabime të tilla.

Ishte Ministrja në ikje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila duke u munduar ta uroj festën e Pavarësisë së Shqipërisë Gërvalla i është referuar si “pavarësia e qytetit shqiptar”./Gazeta Metro