Dimal Basha befason me numrin e vogël të votave deri më tash

Dimal Basha u votua si kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kaluar.

Megjithatë, në këto zgjedhje, ai ka befasuar me numrin e vogël të votave që janë numëruar deri më tash.

Basha është më poshtë se 30 më të votuarit, madje duke mbetur edhe prapa Agim Bahtirit, Edona Lllalloshit e Adriana Matoshit.

Basha deri më tash ka 5 mijë e 374 vota.