Mërgata e gjerë kosovarë që jeton gjithandej botës njihet për vizitat e shpeshta në vendlindje.
MAT ka takuar disa prej tyre që kanë thënë se ka raste kur vendin e vizitojnë deri në 7-8 herë brenda një viti.
Përpos vizitave, ka të atillë që dërgojnë para vazhdimisht për familjarët e tyre. Din Kelmendi është njëri prej tyre.
“Dërgoj shumë, kam shumë familjarë, nuk i kanë kushtet e mira, dërgoj shumë, shumë… 10 mijëshi po”, ka treguar ai.
Për dikë, dërgesa e parave drejt familjarëve është e përmuajshme.
“Ka 350-400, për muaj”, thotë Xhimshit Sulejmani.
Dhe ka të atillë që për arsye të ndryshme nuk i bjen fare ta fusë dorën në xhep.
“Familjarët i kam krejt me vete atje, kështu që nuk dërgoj”, thotë Shemsein Tafilaj.
“Edhe me dashtë me dërgu nuk ki mundësi. Jam vetë i gjashti. Është problem me ia dalë për vete, jo edhe me i ndihmu dikujt. Me pasë nevojë, po”, thotë Arben Osmani.