Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti në vitet e fundit kanë ndërtuar një narrativë të fortë kundër Listës Serbe. Në çdo prag zgjedhjes, partia e Albin Kurti “bënë filma” rreth certifikimit të këtij subjekti politik.
Dy anëtarët e VV-së në KQZ-së kundërshtojnë regjistrimi i Listës Serbe për zgjedhje lokale dhe nacionale, duke i akuzuar partitë tjera politike se po ia mundësojnë këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës.
Por, realiteti tregon diçka tjetër.
Në fillim në mandatit të dytë të Qeveria Kurti, Lisat Serbe shihej si partnere e VV-së në qeverisje.
Përveç audio-incizimeve që kanë treguar koordinimin e këtyre dy subjekteve politike, edhe kryeministri Albin Kurti ishte miqësor me partinë më të madhe te serbeve të Kosovës.
Një video-adresim i Albin Kurtit, i datës 21 qershor 2023, rrënon narracionin e Kurtit dhe zyrtarëve të VV-së kundër Listës Serbe.
Në këtë video, Kurti kishte treguar hapur se kishte bërë gjithçka vetëm të garantohej pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet për kryetar të katër komunave veriore në vitin 2022.
Gjatë adresimit të tij, Kurti shkon aq larg sa pohon se më 18 prill 2022 ka pranuar Aneksin problematik të Ohrit për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit 2022, vetëm për të mundësuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në ato zgjedhje.
“Bashkësia ndërkombëtare na premtoi se nëse ne pranojmë Aneksin e Ohrit, ata do të sigurojnë pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje. Më 17 mars të këtij viti e kemi zgjatur edhe për pesë ditë afatin e regjistrimit të partive. E gjithë kjo për asgjë”, kishte thënë Kurti.
Madje, Kurti zbulonte se vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani për të shtyrë datën e zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2025, është i ndikuar prej tij.
“Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, ne e shtymë ditën e zgjedhjeve për katër muaj, duke shpresuar se Lista Serbe do të merr pjesë”, thoshte Kurti në video-adresimin e tij në gjuhën serbe.
Ndër të tjera, aty Kurti tregonte se kishte qenë i gatshëm t’i pranojë individët e kësaj liste si udhëheqës lokalë.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash”, shprehej Kurti.
Kjo deklaratë e Kurtit shkon në drejtim të kundërt me retorikën e tij dhe të Vetëvendosjes që kundërshtonin në KQZ certifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e vitit 2025.
Një gjë të tillë u pa në mbledhjen e djeshme të KQZ-së. Gjithashtu, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi të VV-së kishin kundërshtuar certifikimin e këtij subjekti politik për këto zgjedhje lokale dhe për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.










