Dikur luante me Tiranën, arresti kardiak i merr jetën në stol, gjatë ndeshjes. Tragjedi në fushën e blertë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Super Ligën serbe. Mladen Žižović, trajner i Radnički 1923, humbi jetën në moshën 44-vjeçare, pasi u rrëzua papritur në stol gjatë ndeshjes kundër Mladost Lučani, në minutën e 22-të të pjesës së parë. Ndihma e parë ishte e menjëhershme, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte.

Imazhet nga stadiumi treguan lojtarë dhe staf të dy ekipeve të mërzitur dhe në lot, të habitur nga ajo që po ndodhte. Ndeshja u pezullua menjëherë dhe lajmi u konfirmua pak orë më vonë. Federata Serbe e Futbollit shprehu “trishtim dhe habi të thellë” për humbjen e tij, duke theksuar se “vdekja e tij është një humbje e madhe për komunitetin e futbollit”.

I lindur në 1980, Žižović kishte një karrierë të respektuar si lojtar, duke luajtur për Mladost Velika Obarska, Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Tirana dhe Banja Luka, si dhe 4 herë për kombëtaren e Bosnje Hercegovinës. Pas tërheqjes, ai drejtoi klube si Radnik Bijeljina, Zrinjski, Sloboda Tuzla dhe Shkupi, duke arritur sukses edhe në Europë. Në korrik 2025, ai u emërua trajner i Radnički 1923, por fatkeqësia e ndaloi në mënyrën më të tmerrshme. Futbolli ballkanas sot është në zi.

Reactions of players after being told their coach from Radnički 1923 has passed away
byu/lukmanCZ insoccer

The post Dikur luante me Tiranën, arresti kardiak i merr jetën në stol, gjatë ndeshjes. Tragjedi në fushën e blertë appeared first on Telesport.