Dikur kushtonte 100 milionë euro, Juventus pranë transferimit të Jadon Sancho për një shifër qesharake

Sipas të gjitha gjasave, Jadon Sancho do të mbajë veshur fanellën e Juventusit për sezonin e ri. Klubi bardhezi është shumë pranë transferimit të anësorit anglez, për një shifër qesharake, kur e krahason me atë që ai vlente pak vite më parë.

Në vitin 2021, Jadon Sancho u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester United për 85 milionë euro, por bashkë me bonuset rreth 100 milionë euro, ndërsa sot Juventus do të paguajë vetëm 15 milionë euro për kartonin e tij.

Pas dështimit te Chelsea ku ishte i huazuar, Jadon Sancho u rikthye te Man. United, por është jashtë planeve të Ruben Amorim për sezonin e ri. Në anën tjetër, Juventus e ndjek prej kohësh, pasi kërkon një anësor dhe zgjedhja e Igor Tudor është pikërisht Jadon Sancho.

Edhe vetë anglezi mezi pret transferimin në Serie A, pasi ka pranuar një ulje të ndjeshme të rrogës që merr aktualisht te Manchester United, ku paguhet 12 milionë euro në sezon, ndërsa te Juventus do marrë 5-6 milionë euro.

The post Dikur kushtonte 100 milionë euro, Juventus pranë transferimit të Jadon Sancho për një shifër qesharake appeared first on Telesport.