I konsideruar dikur si një nga talentet më të mëdha jo vetëm të Portugalisë por në botë në përgjithësi, karriera e Renato Sanchez mori një tjetër rrjedhë nga ajo që pritej fillimisht prej tij.
I transferuar në moshën 19-vjeçare për 35 milionë euro nga Benfica te Bayern në vitin 2016, Renato Sanchez ishte padyshim ylli i ri kryesor i momentit, ku sytë e të gjithëve ishin fokusuar tek ai.
Nga viti në vit karriera e djaloshit portugez filloi duke marrë tatëpjetën. Fillimisht u huazua te Swansea, më pas u transferua nga Bayern te Lille, ku u duk se mund të rilindte dhe të linte pas krahëve periudhën e errët që kishte kaluar. Në vitin 2022 u transferua nga Lille te PSG dhe pikërisht këtu filloi rënia e madhe.
Sezonet në vijim, PSG e dërgoi në huazim në disa ekipe, ku tek asnjëra prej tyre nuk la gjurmë. Sot, PSG e ka huazuar sërish Renato Sanchez. 28-vjeçari portugez është huazuar për një sezon te Panathinaikos në Greqi, një ligë shumë e dobët në krahasim me aventurat e mëparshme të tij.
The post Dikur konsiderohej si një nga lojtarët e rinj më premtues në botë, sot përfundon në huazim te Panathinaikos appeared first on Telesport.