Dikur i shiste moral politik: Kurti troket në derën e PDK-së për t’i kërkuar marrëveshje politike për kryekuvendarin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që dikur sillej si zë moral i politikës kosovare, e sheh paprimtas vetën një përballje tragjiko-komike me versionin mohues të së kaluarës, teksa i kërkon marrëveshje politike partisë që e kritikonte për saktësisht të njëjtën situatë; “marrëveshjen politike për votimin e kryekuvendarit”.

Retorika përçmuese ndaj partive të tjera politike iu kthye bumerang më 9 shkurt, duke u detyruau t’u shtrijë dorën për bashkëpunim pikërisht PDK-së dhe LDK-së – ndaj të cilave u lëshua në brutalitet gjuhësor të paprecedentë.

Ftesa e Kurtit drejtuar PDK-së për të arritur një marrëveshje rreth votimit të kryetarit të Kuvendit shpërfaq një prej kundërthënieve më të mëdha në karrierën e tij politike.

Dikur, nga foltorja e të njëjtit institucion, ai e akuzonte këtë parti për zvarritje të qëllimshme të procesit të formimit të institucioneve dhe e konsideronte çdo marrëveshje paraprake për votimin e kryetarit si një akt të hapur kundër Kushtetutës së vendit.

“Në vend se të vijnë këtu në Kuvend dhe të diskutojmë, PDK thotë se nuk ka fare Kuvend pa marrëveshje paraprake me të. Nëse është kështu, atëherë ta shkruajmë Kushtetutën prej fillimit, sepse marrëveshje para Kuvendit është Kushtetutë e re. Ka kuptim marrëveshje para qeverisë, marrëveshje para kuvendit është Kushtetuta”, kishte thënë Kurti, shkruan Nacionale.

Saktësisht atë që dikur e konsideronte si deformim kushtetues, Kurti sot kërkon marrëveshje para seancës, marrëveshje para votimit.

Kreu i VV-së kërkoi takim me liderët e LDK-së dhe PDK-së më 1 maj, me synimin për të diskutuar formimin e institucioneve të reja, pas ngërçit institucional të krijuar si pasojë e dështimit për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Takimi është paraparë të mbahet të enjten në orën 08:30.

“Duke u bazuar ne Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët edhe me z. Memli Krasniqi, kryetarin e PDK-së, në sallën N-204 te Kuvendit të Republikës se Kosovës, nesër (e enjte), 1 maj 2025, në orën 8:30. Me shpresë në përgjigje pozitive, ju përshëndes”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit në adresë të LDK-së dhe PDK-së.

Kurti thërret në takim Krasniqin dhe Abdixhikun, LDK e refuzon menjëherë