Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti para simpatizantëve të GUXO-s, e ka bërë një akt të pabesueshëm, ai tash e katër vjet është kryeministër i Kosovës, por iu desh një tubim me GUXO, që të deklarohet fjalëpërfjalshëm. Unë e njoh Kosovën, e njoh flamurin dhe stemën.
“Unë e njoh Republikën e Kosovës dhe e dua shumë. E njoh shumë mirë dhe flamurin dhe stemën e Republikës së Kosovës, prandaj stema dhe flamuri janë edhe në veri të Kosovës. Unë e njoh pavarsinë e Kosovës, flamurin e Kosovës dhe stemën” – ka thënë Kurti, i përcjellur nga duarëtrokitje.