Mësimdhënësi Abaz Kadriu është arrestuar për rrahjen e një nxënësi në shkollën fillore të mesme të ulët “Pavarësia” në Prishtinë.
Paparaci mëson se Kadriu, i cili prej vitesh jep mësim në këtë shkollë, është mësimdhënësi i cili në një video të publikuar të hënën nga portali Kallxo.com shihet duke ushtruar dhunë ndaj nxënësit.
Sulmi fizik ndaj nxënësit është kryer brenda ambienteve të shkollës.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:00 në mesditë, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha Pllana.
Në videon e rrahjes, mësimdhënësi i arrestuar për dhunë fizike shihet teksa e sulmon nxënësin me dy duart, ndërsa sulmin e shoqëron edhe me kërcënime verbale. /Paparaci.com
Pamjet:










