Një zjarr i madh ka shpërthyer sot pranë liqenit Mladost në afërsi të Velesit.
Zjarri po kërcënon shtëpitë e pushimeve në afërsi.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza raportojnë se po digjet pyll me pisha dhe bari i thatë.
Ndërsa është kërkuar ndërhyrja e avionëve. Tymi i zjarri ndjehet edhe në Shkup dhe ka shkaktuar ndotje të ajrit.