Një objekt është kapluar sonte nga flakët në vendin e njohur si “Te Malokët” në Mitrovicë të Jugut.
Bazuar në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, derisa ende nuk dihet për të lënduar dhe dëmet e shkaktuara.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me Policinë, dhe është ende në pritje të një konfirmimi.













