Digjet një furgon në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një furgon është përfshirë nga zjarri pasditën e së dielës në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 17:05, jemi njoftuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës, një automjet (furgon) me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri”, ka bërë të ditu Elezaj.

Ai ka thënë se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, ku kanë lokalizuar zjarrin.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë më tej Elezaj.