Futbolli italian në krizë të thellë. Pas eliminimit të tretë radhazi nga Botërori, kritikat janë të ashpra jo vetëm për rezultatin, por edhe deklaratat e Gabriele Gravina mbi “profesionalizmin”, që nuk janë pritur mirë. Edhe Alessandro Gassmann, aktori i njohur italian, reagoi me ironi në rrjetet sociale.
Ai theksoi diferencën mes Bosnjës dhe Italisë pas finales së “playo ff”-it në Zenica (shifrat ne foton e shkrimit), duke publikuar një grafikë. Vetëm Mancini dhe Politano vlejnë më pak se lojtari më i shtrenjtë i Bosnjës, Ermedin Demirović (22 milionë euro). “Gjeni ndryshimet”, – shkroi ai me ironi. Ndër zhgënjimet përmendet edhe Alessandro Bastoni, i dyti pas Tonalit (80 mln), me një vlerë prej 70 mln euro.
Gassmann sulmoi edhe presidentin Gravina: “Nëse ‘rithemelimin e futbollit italian’ do ta bëjnë ata që kanë dështuar tri herë radhazi, çfarë do të jetë kjo? Punë të mbarë profesionistëve të tenisit, volejbollit, regbisë, skive, atletikës, curlingut, velave…”
The post Diferenca të frikshme në treg, aktori bën “përballjen” e pamëshirshme mes Bosnjës dhe Italisë appeared first on Telesport.










