Pas tripletës së Fede Valverde ndaj Manchester City, programi “Carve Deportiva” bisedoi me Doris, nënën e tij. Doris rrëfeu: “I shkruaj, fiton apo humbet, qoftë kur luan mirë, keq apo mesatar.
I thashë se më kishte dhuruar në moshën pothuajse 70 vjeçe një natë magjike… Ai gjithmonë më përgjigjet. Edhe kur humb, i zemëruar më thotë: ‘Vamos, mamá’. Fede ma kujton gjithmonë sa kemi luftuar për të arritur këtu”.
Nëna e Valverdes zbuloi: “Fede ndiqet nga nutricionisti dhe është superprofesional, por nëse do të kishte ditë pushimi ndoshta do të më kërkonte ndonjë milanesa. Është shumë i rreptë me veten”. Doris theksoi gjithashtu: “Asnjëherë nuk mburret, është vetvetja”.

The post Dieta e suksesit të Fede Valverde: “Ndiqet nga nutricionisti dhe është shumë i rreptë me veten” appeared first on Telesport.










