Mendimi për motin – 30.04.2025
Në ditën e parë të majit, do të mbretëroj mot kryesisht me diell. Nga mesdita, fillojnë të zhvillohen vransira lokale, që më vonë mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu, më shumë në lindje e jug të vendit, kryesisht përreth viseve malore. Vazhdon të fryjë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s. Temperaturat maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 22C e 25C, e ato minimale zbresin në 5C e 8C.
Mot kryesisht me diell po paraqitet përgjatë fundjave, megjithëse herë herë kalojnë vransira. Të premten ende zhvillohen vransira lokale orëve të pasdites, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Më shpesh vransira pritet të kalojnë ditën e hënë. Temperaturat në fundjavë arrinë vlera prej 26C e 28C. Erërat ndryshojnë drejtimin dhe frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-12m/s.