Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”.
“Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhënë dy asitë këtë sezon deri tani. Ukrainasi është pro rikthimit në La Liga, aty ku spikati te Girona.
Në anën tjetër, Roma kërkon të rikthejë në Serie A, Giacomo Raspadori, i cili po ashtu ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon. 25-vjeçari italian nuk po arrin dot të fitojë vendin e titullarit dhe të jetë protagonist në Madrid, ndaj është i hapur për një rikthim në Serie A, këtë herë me fanellën e Romës.
Bisedimet mes palëve pritet të shtohen dhe të jenë më konkrete javën e parë të janarit, kohë kur nis edhe zyrtarisht merkato dimërore.
The post Diego Simeone gjen sulmuesin që i mungon në Serie A, gati shkëmbimi i bujshëm kokë më kokë appeared first on Telesport.










