“Diçka ma negative s’i ka ndodh Kosovës qe 26 vjet”, Hamza për pezullimin e dialogut nga SHBA: S’ka ndodh rastësisht

Bedri Hamza i ftuar në Presing në T7 ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendim i cili erdhi për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Hamza ka thënë se në 26 vite, që nga pas lufta, Kosovës s’i ka ndodhur diçka më negative dhe serioze, shkruan Gazeta Express.

Ai është shprehur i bindur se një veprim i tillë s’ka ndodhur rastësisht.

Hamza po ashtu ka thënë se adresa e kësaj është qeveria e Kurtit.

‘‘Diçka më serioze dhe fatkeqësisht negative, Kosovës nuk e di që i ka ndodh këto 26 vite në raport me partnerët por edhe në përgjithësi pas luftës në Kosovë. Unë jam i bindur se kjo s’ka ndodh rastësisht, për një moment për një arsye, por është një rrugë një kontinuitet i ngjarjeve dhe zhvillimeve të cilat e kanë sjellë partnerin tonë kryesor, i cili është garanca e përspektivës së Kosovës dhe është vetë ekzistenca e Kosovës, por shqetësimet që janë ngrit dhe ndërprerja që ka ardh ka adresë, dhe adresë është qeveria, që një pjesë e kësaj qeverie është konstatuar që është paligjshëm në pozitat të cilat është duke i mbajtur’’, ka thënë ai. /GazetaExpress