Duke folur për finalen e Botërorit 2006, Marco Materazzi u ndal tek episodi i tij me Zidane: “E mbajta pak nga fanella, doja të mos kërcente. I kërkova falje dy herë, pastaj herën e tretë ai më tha: Nëse e do fanellën time, ta jap pas ndeshjes. Atëherë i thashë diçka…, por asgjë më shumë se ato që thonim si fëmijë kur luaja në bregdetin e Barit”.
Mbrojtësi kujtoi edhe golin kundër Çekisë: “Ishte më i rëndësishëm se ai në finale, sepse na lejoi të shmangnim Brazilin… Atë gol ia dedikova nënës sime”. Për rrugëtimin e Italisë: “Në ndeshjen pasuese me Australinë u përjashtova…, në finale dikush më shtyu lart, mendova për nënën time… E vetmja rreze drite në stadiumin e Berlinit ndriçonte gruan dhe fëmijët e mi. Ishte diçka për t’u ndarë me ta”.
Për mbrojtësit e kohës së tij: “Për pastërti dhe inteligjencë taktike, Alessandro Nesta ishte më i forti, bashkë me Paolo Maldini…” Për futbollin sot: “Ka ndryshuar…, por mendoj se mbrojtësi duhet të bëjë mbrojtësin, mesfushori-mesfushorin dhe sulmuesi-sulmuesin”.
The post “Diçka ia thashë…”; Materazzi rrëfen përplasjen si prej “demash” me Zidane në Botëror appeared first on Telesport.









