Diçka e re po vjen nga Kida

Vetëm dy javë më parë Kida dhe Noizy bashkuan forcat për një këngë të quajtur “Shoqe”.

Ky projekt i tyre u mirëprit dhe për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime.

Dhe tani artistja e njohur duket se nuk do të ndalet me kaq, pasi bëri një tjetër paralajmërim.

Ajo i njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se së shpejti po vjen me diçka të re, pa dhënë shumë detaje.

Meqë vera po vjen, nuk ka dyshim se ka bërë gati edhe këngët e radhës, që do t’i lansojë.

E veç kësaj, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) është shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte.

E njëjta i ka qëndruar besnike stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)