Më 16 maj, Emiliano “Dibu” Martínez e kishte përfunduar sezonin e Premier League me një gjest që kishte bërë të mendohej largimi i afërt. Lot në sy dhe një përshëndetje emocionuese për tifozët e “Villa Park”. Në Angli, shumë e kishin interpretuar atë moment si një shenjë lamtumire.
Megjithatë, pas gati tre muajsh, portieri argjentinas është ende në Birmingham, duke luajtur si protagonist në ndeshjet miqësore verore të Aston Villa. Dhe, përveçse nëse ndodh ndonjë surprizë e madhe, ai do të mbetet duke mbrojtur portën e skuadrës së Emery.
Sipas asaj që raporton “Marca”, situata ka qenë gjithmonë e qartë. Klubi ka kuptuar dëshirën e argjentinasit për të vlerësuar mundësi të reja pas 4 sezonesh në nivele shumë të larta. Që nga ardhja e tij më 2020, Martínez ka regjistruar mbi 200 paraqitje dhe ka qenë vendimtar në rikthimin e klubit në Champions League. Një rrugëtim që ka shkuar paralelisht edhe me sukseset e tij me Argjentinën.
Megjithatë, oferta e duhur nuk ka ardhur kurrë. Manchester United ka shfaqur interes, por propozimi ishte vetëm huazim me kundërshpërblime, çka nuk e bindi Aston Villa. Me kontratë deri më 2028 dhe statusin e lojtarit më të paguar të skuadrës, Martínez konsiderohet element i pazëvendësueshëm nga Unai Emery dhe drejtuesit.
Harmonizimi mes portierit dhe klubit është total, edhe performanca e tij në miqsoret parasezonale kanë hequr çdo dyshim: ai do të mbetet numri një edhe për sezonin që sapo fillon.
The post Dibu Martínez qëndron tek Aston Villa, mungoi oferta e duhur për kampionin e botës appeared first on Telesport.