Qarku i Dibrës është mbuluar me borë sot gjatë ditës.
Edhe pse jemi në stinën e pranverës, në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka pasur reshje dëbore.
Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.
Reshje bore po ashtu ka pasur në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.
Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.
Në disa fshatra të njësisë Lurë në qarkun e Dibrës sipas banorëve ka rënë 5 cm borë dhe kjo ka shkaktuar probleme të theksuara në të mbjella.
Po kështu reshjet e dëborës kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të thella malore, konkretisht në Selishtë, Kala e Dodës dhe në Arras./Balkanweb/