Diaspora ua zhgënjeu pritjet: VV-së i refuzohet kërkesa për rishpallje të votimeve me postë në diasporë

Vetëvendosje kërkoi 74 mijë vota në diasporë – mori 30 mijë më pak.

Pas trendit agresiv në favor të tyre në votimet në konsulata dhe ambasada, tepojzen Vetëvendosjes ia shtroi Lidhja Demokratike e Kosovës: ku korrën rezultat befauses me 30%, duke marrë rreth 20 mijë vota.

Këtu Vetëvendosja përvjeli mëngët me akuza dhe ankesa – ku kërkoi anulim të tërësishëm të atyre votave dhe rishpallje të votimeve – për çka pretendoi se LDK-ja ka kryer manipulime.

Nga 51 deputetë sa i kishin pritshmëritë, VV arriti të sigurojë veëtm një mandat shtesë nga votimet në diasporë: përkatësisht 48 nga 47 sa morën në votë të brendshme.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi si “të pasafatshme” ankesën dhe kërkesën e Vetëvendosjen për shpalljen null të atyre rezultateve dhe vendosjes në rivotim.

Njërën nga ankesat tjera e miratuan, përkatësisht shpalljen të vlefshme të rreth 1 mijë e 600 votave me postë nga diapsora që KQZ i kishte shpallur të pavlefshme.

Këto dy ankesa kontradiktore – një, shpallja e pavfelshme të votave në diasporë me postë, dhe dy, shpallja e vlefshme të 1 mijë e 600 votave me postë të diasporës – që i dërgoi Vetëvendosja, i trajtoi sot PZAP-ja.

Çka thuhet në vendim?

Në vendimin e PZAP-së thuhet se pretendimet e shtruara nga Vetëvendosja janë bërë pas afatit të paraparë ligjor për t’u ankimuar – dhe se rrjedhinisht refuzohen.

Kundër vendimit të PZAP-së, Vetëvendosja brenda 48 orësh mund të ankohet në Gjykatë Supreme.

Vendimi i PZAP-së për 1 mijë 600 votat e pavlefshme

PZAP pranoi ankesën e Vetëvendosjes ndaj KQZ-së për të hapur 176 kuti të votimit nga diaspora, me 1 mijë e 631 fletvotime të pavlefshme.

Të njëjtat, thuhet në vendimin e PZAP-së, duhet të rivlerësohen, numërohen dhe përfshihen në rezultatin përfundimtar.