Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuoj për vendlindjen
Diaspora shqiptare vazhdon të kontribuoj për vendlindjen.
Përmes një njoftimi në Facebook, Këshilli drejtues i Fondit Humanitar “Trieshi” në New York, ka bërë të ditur se me datën 29 Prill ditë e diel duke filluar nga ora 14(2) pasdite, ky Fond humanitar organizon tubim informativ Fondmbledhës për vazhdimin e asfaltimit të aksit rrugor Km 7 – Koritë.
Në këtë tubim do të jetë prezent edhe këngëtari i mirënjohur Malësor Prenkoçaj i cili me prezencën e tij do t’ua sjell vendlindjen më afër.
NJOFTIM!
“Këshilli drejtues i Fondit Humanitar “Trieshi” në New York njofton Trieshjanët si dhe të gjithë dashamirët tonë se me datën 29 Prill ditën e Diellë duke filluar nga ora 2 pasdite, Fondi organizon tubim Informativ/Fondmbledhës për vazhdimin e asfaltimit të aksit rrugor Km 7të – Koritë.
Tubimi do të mbahet në Restorantin e vëllezërve tonë Trieshjan Lucaj “Tesoro D’Italia” në adresën:
160 Marble Avenue Pleasantville New York 10570.
Në kët tubim me ne do të jetë këngtari dhe vëllau jonë Malësori Prenkoçaj i cili me zërin e tij të ëmbël do të na sill vendlindjen më afër.
Për kët rast do të ken ushqime dhe pije freskuese për të gjithë të përanishëmit.
Jeni të ftuar të merrni pjesë familjarisht se vetëm të bashkuar ndihmojm vendlindjen tonë të dashur”.
Ju mirëpresim
Fondi Humanitar “Trieshi”.
Për më shumë informacione kontaktoni këta persona:
Marash Lucaj 914.584.6491
Gjon Gjokaj 917.418.8600
Pjetër Lucaj 914.557.4864