Qytetarët e Kosovës që jetojnë nëpër Evropë dhe në vende të ndryshme të Botës, janë duke bërë të pa mundur që të marrin pjesë në procesin e votimeve, që do të mbahet më 14 shkurt, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Disa qytetarë të diasporës madje janë duke paguar postën e shpejtë, që vota e tyre të arrijë në Kosovës edhe duke sakrifikuar nga buxheti i tyre personal.
Në disa fatura që qytetarët kanë paguar nga gjermania, çmimet sillen rreth 62 euro, vetëm me qëllim që vota e tyre të vijë shpejtë dhe sigurt. Po ashtu nga Finlanda me procedura të njëjta me postë të shpejtë, qytetarët kanë paguar 74 postën që vota e tyre të vijë në Kosovë.
Ndërkohë që një qytetar tjerët nga gjermani që ka kryer procesin e votimit dhe e ka dërguar votën e tij me post me rekomandim, ka thënë për IndeksOnline se ka paguar 7.20 euro.
Sipas tij me këtë lloj të postes me rekomandim, vota nga gjermania do të mbërrijë në Kosovë, për më së largu 7 ditë.