Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Diana Tahiri, ka qenë në qendër të vëmendjes pas spekulimeve se është ndarë nga partneri i saj, këngëtari Arion Rexha, i cili gjithashtu ishte banor në BBVK3.
Diana reagoi disa ditë më parë përmes një videoje në TikTok, ku u shpreh se nuk kishte qenë vetvetja, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e saj nuk kishte qenë ideale. Pas këtij postimi, fansat aluduan se ajo po i referohej ndarjes nga Arioni.
Më pas, edhe Arioni publikoi një video në të njëjtën platformë, ku shihej duke u hedhur në ujë, ndërsa vëmendjen e mori mbishkrimi “Kapiteni shpëtoi një bushtër”. Edhe pse nuk është e qartë se kujt i drejtohej ky mesazh, fansat dyshuan se ishte një ‘diss’ ndaj Dianës.
Captain saveAhoe #drafts ♬ Superman – Hollywood Ringtones
Në anën tjetër, Diana reagoi sërish, kësaj here në Instagram, duke ndarë një video të reperit të njohur Drake, ku ai shfaqej duke qeshur. Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje ndaj videos së Arionit.


Megjithatë, as Diana dhe as Arioni nuk e kanë konfirmuar nëse këto postime janë dedikime për njëri-tjetrin.
Deri më tani, gjithçka mbetet në nivel spekulimesh dhe aludimesh nga fansat, të cilët po i ndjekin me vëmendje lëvizjet e tyre në rrjetet sociale.