Bayern Munich është duke fituar 2-0 ndaj Club Brugge, në ndeshjen e tretë në Champions League. Për bavarezët shënoi pas pesë minutash lojë, Karl Lennart. Djaloshi 17-vjeçar luan ndeshjen e tij të parë në Champions League dhe debuton direkt me gol.
Pas mori një pasim nga Jonathan Tah, Lennart kalon bukur mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë me një goditje plot klas nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 14-të, ishte radha e të zakonshmit Harry Kane për të dyfoshuar shifrat, pas asistit të marrë nga Konrad Laimer.
Në ndeshjet e tjera, Chelsea është duke udhëhequr 1-0 ndaj Ajax në “Stamford Bridge”. Marseille po fiton 0-1 në transfertë ndaj Sporting Lisbon.
The post “Diamanti” i ri i Bayern shënon gol pas 5 minutash në ndeshjen e tij të parë në Champions League (video) appeared first on Telesport.