Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton KosvaPost.

Ai tha se gjatë takimit në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluar më 10 qershor, ka diskutuar për normalizimin e raporteve mes dy vendeve dhe janë pajtuar që diskutimet të vazhdojnë së shpejti.

“Isha mikpritës i një takimi të gjatë në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Diskutuam lidhur me avancimin e normalizimit të raporteve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë të dialogut, për zbatimin e obligimeve dhe çështjet aktuale. U pajtuam që së shpejti të vazhdojmë diskutimin”, shkroi ai në X.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen paralajmëron takim të nivelit të lartë appeared first on Kosovapost.net.